VV: Dikush i ka garantuar akterët e skandalit 2 milionësh se “nuk do të dënohen”

VV: Dikush i ka garantuar akterët e skandalit 2 milionësh se “nuk do të dënohen”

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media për skandalin dy milionësh të 21 tetorit.

Deputeti i këtij subjekti politik, Hekuran Murati, tha se akterët e “skenarit të krimit” mund te kenë bërë këtë veprim me garanci se nuk do të dënohen.

“Çështje shumë shqetësuese, pasi na rikthen normalitetin e pretenduar ku krimi nuk ndëshkohet, merr zemër, sepse duhet më shumë sesa planifikim për ta bërë një gjë të tillë. Fakti që kemi një mendësi të tillë qeverisje si në të kaluarën ku kthehen partitë e mendësisë së stërvjetruar, është normale që persona të tillë të vjedhin Thesarin e shtetit, sepse dikush i ka garantuar që nuk do të ndëshkohen. Është normale qe në një qeverisje pa legjitimitet, të kapur nga krimi i organizuar të ndodhin gjera të tilla”, tha ai.

Nga kjo konferencë për media po ashtu u paralajmërua mocioni i mosbesimit për rrëzimin e kësaj qeverie. /Insajderi.com