Njohësi i çështje politike në vend, njëherësh edhe profesor univeristar, Ardian Kastrati, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti, gëjen sa herë që flet për njohje reciproke me Serbinë, transmeton Insajderi.
Kastrati thotë se njohja nga Serbia është larg, ndërsa qytetarët serbë shprehen se më parë nuk do të futen në Bashkimin Evropian sesa të njohin Kosovën shtet.
Siç thotë ai në një intervistë televizive në T7, është e vështirë të arrihet njohja, dhe se BE mendon që duke e integruar Serbinë brenda saj, ajo do ta njohë Kosovën.
“Hoti e di, por edhe shumë të tjerë që tani janë në opozitë e pozitë e po flasin. Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Dialogu vetëm po e forcon pozitën e liderëve të Serbisë dhe po u jep një legjitimitet edhe brenda Serbisë. Populli serb rritet me sentimetin anti-serb me të cilin e konsideron si një viktimë veten dhe Kosovën si pjesë të saj. ‘Krejt Kosova është Serb’ thonë ata. Është vështirë të arrihet njohja. BE mendon që duke e integruar brenda saj, ajo do ta njohë vetë Kosovën. Por një sondazh i para dy javëve ka dalë me analizë se qytetarët serbë më përpara nuk futen në BE sesa të njohin Kosovën. Jemi shumë larg nga njohja. Sa herë që del kryeministri Hoti në medie dhe flet për njohje reciproke ai gënjen. Edhe këshilltarët e tij e thonë këtë sigurisht. Jemi larg nga njohja prej Serbisë.”, tha ai. /Insajderi.com