Zemaj: Sistemit shëndetësor do t’i shtohen edhe një mijë e 500 specializantë

Zemaj: Sistemit shëndetësor do t’i shtohen edhe një mijë e 500 specializantë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sistemit shëndetësor do t’i shtohen një mijë e 500 specializantë, gjë që kryeministri Avdullah Hoti, e ka quajtur hap të madh, njofton Insajderi.

Shefi i ekzekutivit vlerësoi se ky është një hap shumë i madh në shëndetësinë e Kosovës.

Ndërkohë, sipas Ministrit të  Shëndetësisë Armend Zemaj, gjithë kjo është meritë e qeverisë, meqë thekson se nga dita e parë si ministër ka pasur prioritet “që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problem i specializantëve, që për vite të tëra nuk janë angazhuar në profesionin e tyre për të cilin i kanë përfunduar studimet universitare”.

Zemaj foli edhe për mënyrën se si do të shpërndahen mjekët e rinj.

“Në kategorinë e parë janë përfshirë profilet specialistike me prioritet nacional, specializimet e nevojshme në luftën kundër Covid-19. Specializantët e ardhshëm, menjëherë do të kyçen në parandalimin dhe luftimin e virusit. Qindra mjekë të diplomuar prej vitesh e kanë pritur këtë vendim që t’u mundësohet të ndjekin shkollimin specialistik”, ka thënë tutje ai.

Ministri Zemaj në fund ka shtuar se konkurs për specializantë do të hapet çdo vit. /Insajderi.com