Vet-aksident: Vdes një 20 vjeçar

Vet-aksident: Vdes një 20 vjeçar

Një vet-aksident ka ndodhur në Mitrovicë duke lënë të vdekur një 20 vjeçar.

Bashkë me të në veturë ishin edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre është ndaluar në polici pasi dyshohet se ka qenë shkaktar i aksidentit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zajiti, konfirmoi vet-aksidentin për Insajderi-n, duke thënë se gjendja e dy personave të tjerë nuk dihet ende.

“Po, ka ndodh një aksident. Dyshohet se shoferi ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dal jashtë rrugës. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar. Drejtuesi i automjetit është në ndalim policor, pasi që dyshohet si shkaktar i aksidentit. Në veturë me të kanë qenë edhe dy persona, por për gjendjen e tyre akoma nuk kemi detaje”, tha Zahiti. /Insajderi.com