Arrestohen 13 persona në Prizren, po zhvillonin lojëra të fatit

Arrestohen 13 persona në Prizren, po zhvillonin lojëra të fatit

13 persona janë arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në një lokal në Prizren, ku po zhvilloheshin lojërat e fatit, njofton Insajderi.

Lajmin për arrestimin e tyre e kanë bërë të ditur Policia e Kosovës në njoftimin e tyre 24 orësh, nga ku njoftohet se gjatë kontrollit në lokalin ku po zhvilloheshin lojërat e fatit janë sekuestruar katër shtëpiza kompjuteri, një llaptop, një printer i tiketave të basteve.

Po ashtu aty janë sekuestruar edhe disa kuponë të basteve që të dyshuarit kishin luajtur.

“Prizren 22.10.2020-19:00. Pas pranimit të informatës se në një lokal zhvilloheshin lojëra fati është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër verbal që të realizohet urdhër kontroll në lokal, me ç’rast janë arrestuar 13 të dyshuar . Gjatë kontrollit janë sekuestruar 4 shtëpiza kompjuteri , 1 llaptop, 1 printer i tiketave të basteve 1 printer i tiketave të basteve . Si dhe disa tiketa (kuponë) të basteve që kanë luajtur të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe inspektorët komunalë të cilët edhe kanë mbyllur lokalin. Pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Në vendngjarje ka ndalur edhe inspektorët komunalë, ku kanë bërë një procesverbal dhe kanë mbyllur lokalin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, shkruan tutje në raport. /Insajderi.com