Në AAK insistojnë që Haradinaj të jetë president

Në AAK insistojnë që Haradinaj të jetë president

Zëvendës-ministri në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Halil Matoshi, si shumë bashkë-partiakë të tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, që ta promovojnë Ramush Haradinaj si kandidat për president.

Matoshi ka publikuar një fotografi bashkë me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Zyrtari i AAK-së lavdëroi Haradinajn duke thënë për të se “Dallimi mes liderit që âsht i lindun me bâ historinë e shtetit dhe atij që thjesht qeverisë âsht gama e guximit politik baraspeshu me interesin kombëtar”.

Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën e tij për presidenti, pos të cilin aktualisht e mban, Hashim Thaçi, mandati të cilit i skadon në mars të vitit ardhshëm.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, partnere e AAK-së në koalicion qeverisës insiston që të mos diskutohet për presidentin përderisa pozita është e zënë. /Insajderi.com

Dallimi mes liderit që âsht i lindun me bâ historinë e shtetit dhe atij që thjesht qeverisë âsht gama e guximit politik…

Gepostet von Halil Matoshi am Freitag, 23. Oktober 2020