Hoti nis vizitën në Maqedoninë e Veriut, Zaev e pret me nderime shtetërore

Hoti nis vizitën në Maqedoninë e Veriut, Zaev e pret me nderime shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nisur vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Ai është pritur me nderime shtetërore nga homologu i tij Zoran Zaev, në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit me Zaev, Hoti do të pritet edhe nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovsi, e më pas edhe nga liderët politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Pritet që sot në Shkup të nënshkruhet edhe Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach. /Insajderi.com