Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka dalë kundër deklaratës së të dërguarit të posaqëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, rreth ndryshimit të Kushtetutës sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Twitter, von Cramon tha se ndryshimi i Kushtetutës nuk çon diku.
“Nuk pajtohem me lëvizjen e fundit të Mirosllav Lajçak. Nuk mendoj se të flasësh për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës na çon diku”.
Emisari i Posaçëm i BE-së për dialogun gjatë vizitës së tij në Beograd tha se Kushtetuta nuk është Bibël që të mos mund të ndryshohet, derisa është pyetur rreth formimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive. /Insajderi.com