Kryeministri I Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ditë më parë ka bërë disa shkarkime në disa pozita kyçe, duke përfshirë edhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, që ishte i emëruar nga Partia Demoktarike e Kosovës.
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka mbështetur qëndrimet e partisë së tij, duke thënë edhe njëherë se shkakrkimi i Qalajt, ishte një hakmarrje e pastër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas arrestimit të Haki Rugovës, njofton Insajderi.
“Çështja e shkarkimit të drejtorit të Policisë lidhet kryekëput me arrestimin e nënkryetarit të LDK-së, gjegjësisht kryetarin e Istogut z.Haki Rugova. LDK-ja në këtë rast ka bërë veprim inatqorë, jo të ligjshëm dhe është munduar të përçoj mesazhe te drejtësia në Kosovë, që në çoftë se dikush merret me ne jemi në gjendje të marrim veprime politike”, ka thënë Hoxha..
Shkarkimi Qalajt nga ana e Hotit, ishte arsyetuar për mungesë perforamnce./Insajderi.com.