Përfaqësues të shqiptarëve të cilët janë pjesë e Partisë Republikane, janë takuar me Richard Grenell, në prag të zgjedhjeve në Amerikë, duke treguar për përkrahjen që po i bëhet kandidatit të kësaj partie, presidentit, Donald Trump, njofton Insajderi.
Takimi është mbajtur në qytetin e Bloomfielld Hills dhe Grenell, i ka njoftuar pjesëmarrësit me rezultatet e dialogut, përfitimet e Kosovës nga marrëveshja e arritur në Uashington – ndërsa ai gjithashtu ka folur për rëndësinë që rizgjedhja e Donald Trump, si president i Amerikës edhe për një mandat.
Nga radhët e shqiptarëve pjesëmarrës në këtë takim, ka folur për angazhimin e tyre që në këto zgjedhje të fitojë Trump, ndërsa ka falënderuar ambasadorin Grenell, për angazhimin e tij në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe e ka falënderuar për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës, sidomos në formimin e ushtrisë./Insajderi.com.