Gjykata Speciale e ka tejkaluar afatin e skajshëm gjashtë mujor që nga koha kur u propozua aktakuza për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin e kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.
Por, kur limiti kohor ka kaluar, Dhomat e Specializuara nuk kanë bërë publike asgjë; as konfirmuar e as mohuar propozim-aktakuzën e 24 prillit.
Kjo për avokatin, Arianit Koci, është “mbajtje peng e një popullit të tërë”, njofton Insajderi.
“Nuk po tregohet as respekti minimal ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj figurës së Presidentit të të Kosovës, e as ndaj z. Hashim Thaçi si individ, me faktin që Dhomat e Specializuara nuk jepini informata se çka po ndodh me aktakuzën e deponuar me 24 prill 2020”, tha ai në Facebook.
“Thaçit po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale”, vlerësoi Koci.
Ai po ashtu theksoi se “Qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çka po ndodh me presidentin e tyre”. /Insajderi.com