Ambasada Amerikane e vlerëson nënshkrimin e marrëveshjes për 5G

Ambasada Amerikane e vlerëson nënshkrimin e marrëveshjes për 5G

“Kjo do të sigurojë që rrjetet e ardhshme të jenë të sigurta dhe pa shitës të pabesueshëm”.

Në këtë mënyrë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosova e ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes 5G në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Nënsekretarin e Shtetit për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedis, Keith Krach.

Rrjeti 5G ishte pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit më 4 shtator.

Për këtë në reagimin e ambasadës vlerësohet kjo marrëveshje duke u cilësuar si “rrjet I pastër”. /Insajderi.com