Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK do të dalin me rekomandime për zgjedhjet e 29 nëntorit

Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK do të dalin me rekomandime për zgjedhjet e 29 nëntorit

Ministri, Armend Zemaj, tha të dielën se Ministria Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, do të dalin me rekomandime serioze për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi më 29 nëntor do të mbahen zgjedhjet lokale në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Zemaj tha “tubimet në fushatë zgjedhore janë rreptësishtë të ndaluar dhe nuk do të ketë tolerim për askënd”.

Ai gjatë një takimi me Bordin Këshildhënes ka diskutuar për mënyrën sesi do të zhvillohen zgjedhjet lokalen kohë pandemie.

“Edhe në këtë rast, duhet të respektohen me rigorozitet ligjin, vendimet, udhëzuesit dhe protokollet në fuqi në mënyrë që data 29 nëntori, ditë kur do të zhvillohet procesi zgjedhor në asnjë rast të mos lejojmë që të jetë shkak i rritjes së rasteve të të infektuarve me Covid 19”, tha ndwr tjerash Zemaj.

Zemaj në Facebook kërkoi nga të gjithë që të bartin maskën, ruajnë distancën dhe ta mbajnë higjienën personale. /Insajderi.com