Thaçi: Tani është koha të bëhemi pjesë e OKB-së

Thaçi: Tani është koha të bëhemi pjesë e OKB-së

“Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e OKB-së”.

Ka qenë mesazhi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në urimin e ditës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Thaçi e ka cilësuar të rëndësishme këtë organizatë në “krijimin e paqes dhe stabiliteti në rajon”.

“Roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë. Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate”, ka shkruar presidenti në Facebook. /Insajderi.com