Hoti vazhdon edhe një herë për Task Forcën: Kush ka dyshim le të kërkojë sqarim me mjete ligjore

Hoti vazhdon edhe një herë për Task Forcën: Kush ka dyshim le të kërkojë sqarim me mjete ligjore

Ka vazhduar replika e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me të gjithë ata zëra që kanë qenë kritik për shkarkimin e ekipit të Task Forcës që merret e hetimin e krimit dhe korrupsionit, njofton Insajderi.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se puna e atyre zyrtarëve të shkarkuar do të vazhdojë sipas organizimit të brendshëm në Policinë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush.

Në fund Hoti ka shtuar se të gjithë ata që kanë dyshime rreth këtij procesi, le t’i përdorin të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar mbikëqyrje dhe sqarime për punën e secilit.

Një nga zërat që ka kritikuar qeverinë për shkarkimin e Task Forcës, ka qenë edhe partneri i koalicionit, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avdullah Hoti./Insajderi.com