Bekim Jashari fton qytetarët t’i bashkohen aksionit për kërkimin e Egzona Islamit

Bekim Jashari fton qytetarët t’i bashkohen aksionit për kërkimin e Egzona Islamit

Kryetari i Skenderatj, Bekim Jashari, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen aksionit për kërkimin e Egzona Islamit, 19-vjeçares që u zhduk para disa ditësh, njofton Insajderi.

Jashari fillimisht në profilin e tij në Facebook, ka thënë se ndjehet i shqetësuar për zhdukjen e Egzones, duke ftuar kështu të gjithë ata që kanë mundësi të vihen në kërkim të saj.

Ai gjashtu ka bërë thirrje që të gjithë ata që kanë ndonjë informacion në lidhje me zhdukjen ose vendndodhjen e saj të lajmërohen në organet kompetente./Insajderi.com