Prishtinë: Taksisti iu vodhi telefonat dhe i plagosi me armë zjarri, dy shtetas të huaj bëhen për spital

Prishtinë: Taksisti iu vodhi telefonat dhe i plagosi me armë zjarri, dy shtetas të huaj bëhen për spital

Dy shtetas të huaj kanë informuar Policinë e Kosovës se vozitësi i një taksi (identiteti i të cilit ende nuk dihet), iu ka grabitur telefonat mobil dhe më pas me armë zjarri i ka plagosur të dy viktimat, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të Policisë, viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Në raportin 24-orësh të PK-së, thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30, ndërsa është duke u hetuar.

“Raportohet se dy meshkuj shtetas të huaj kanë informuar se vozitësi (i pa njohur) i një taksi, ju ka grabitur telefonat mobil dhe më pas me armë zjarri i ka plagosur të dy viktimat. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com