Aksident i rëndë në Dollc të Klinës (Foto)

Aksident i rëndë në Dollc të Klinës (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në vendin e quajtur Dollc të Klinës, njofton Insajderi.

Janë shpërndarë edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në këtë aksident janë përfshirë një veturë e tipit Mercedes dhe një kombi.

Policia ka dal në vend të ngjarjes. Ndërkohë nuk dihet nëse ka të lënduar.

Insajderi ka tentuar të marrë më shumë informata nga zyrtarët e regjionit të Pejës, por ende nuk është arritur të merret një përgjigje. /Insajderi.com