Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar mbledhje të përbashkët me Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Në këtë mbledhje sipas Hotit do të diskutohen disa pika, ku bën pjesë edhe gazsjelllësi Shkup-Prishtinë.
Hoti ka thënë se me kryeministrin maqedon, Zoran Zaev, janë dakorduar për autostradën Prishtinë-Shkup, rrugën Prizren-Tetovë etj.
Postimi i plotë:
Me Kryeminsitrin Zaev u dakorduam për:
– Pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup,
– Gazsjellësin Shkup-Prishtinë,
– Rrugën Prizren-Tetovë,
– Qendër të përbashkët skijimi.
Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive. /Insajderi.com