Vdes një punonjës i QKMF-së në Prizren: Ishte i infektuar me COVID-19

Vdes një punonjës i QKMF-së në Prizren: Ishte i infektuar me COVID-19

Punonjësi në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren, Bashkim Qollopeku, ka ndërruar jetë sot, njofton Insajderi.

I ndjeri ishte i infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i komunës Visar Shehu, me anë të një postimi në Facebok, ku tutje ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit.

“Sot, morëm lajmin e hidhur për humbjen e Bashkim Qollopeku-t i cili ishte punonjës i QKMF-së. Ngushëllime familjes dhe të afërmve të ndjerit!”, ka shkruar Shehu. /Insajderi.com

Sot, morem lajmin e hidhur per humbjen e Bashkim Qollopeku-t i cili ishte punonjes i QKMF-se.

Ngushellime familjes dhe te aferme te ndjerit!

Posted by Visar Shehu on Sunday, October 25, 2020