Tjetër aksident në rajonin e Prishtinës

Tjetër aksident në rajonin e Prishtinës

Ka ndodhur edhe një aksident tjetër trafiku në pasditen e të dielës me datë 25.10.2020 në rajonin e Prishtinës në fshatin Harilaq, njofton Insajderi.

Sipas njoftimin nga zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, për Gazetën Online Insajderi, thuhet se aksidenti ka ndodhur në orën 14:30 në rrugën e Aeroportit.

Në këtë aksident mes tri automjeteve, mësohet se janë lënduar pesë persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore  dhe po trajtohen aktualisht ne Qendrën Klinike Universitare.

Aktualisht policia po merret me rastin në plotësimin e proceduarve të nevojshme./Insajderi.com