Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë për COVID-19: Mos i rrezikoni gjyshërit tuaj

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë për COVID-19: Mos i rrezikoni gjyshërit tuaj

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes pasi personat e moshuar janë më të rrezikuarit nga Coronavirusi.

Ai citoi një artikull të “The Wall Street Journal”, që thotë se infeksioni i ri i COVID-19, bartet më shumë tek personat e rinjë të cilët e kalojnë me simptoma të lehta.

Por, pastaj bartet tek të moshuarit dhe përkeqëson seriozisht shëndetin e të moshuarve.

“Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar nga Coronaviusi dhe duke e bartur atë tek ata. Vala e dytë e Coronavirusit në Evropë ka prekur kryesisht personat e ri ( në moshë të re v.j.) të cilët kanë simptoma të lehta apo nuk kanë fare. Të dhënat e fundit tregojnë që infeksionet kanë filluar të prekin grup-moshat më të vjetra, duke u shpërndarë shpesh nga anëtarët më të ri tek ata më të vjetër të së njëjtës familje”, tha ai. /Insajderi.com