Jevtiq: Vizita e Mogherinit, një hap drejt Asociacionit

Jevtiq: Vizita e Mogherinit, një hap drejt Asociacionit

Ministri  për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq pret që vizita e nesërme e  shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini në Kosovë të jetë kontributdhënëse në drejtim të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

“Unë pres që kjo vizitë të kontribuojë  në hapin e parë drejt krijimit të AKS-së siç është rënë dakord në Bruksel”, tha Jevtiq për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” dhe ka shtuar se pret që të flitet edhe rreth asaj se si do të vazhdojë dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian gjatë vizitës së nesërme në Kosovë do të takohet me liderët kryesor të shtetit, ndërsa do të qëndrojë edhe tek ura e Ibrit në Mitrovicë.

Mogherini gjatë ditës së sotme do ta vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë.