Aksident në Mitrovicë: Katër persona të lënduar

Aksident në Mitrovicë: Katër persona të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Shupkovcë të Mitrovicës, njofton Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili tha se në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete.

Zaiti tutje bën të ditur se të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën nacionale në fshatin Shupkovcë, në aksident ishin të përfshira dy vetura ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, tha ai. /Insajderi.com