Raportohet se është dhunuar 26-vjeçarja që është gjetur dje në Drenas, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh të së cilës rasti është regjistruar si “dhunim”.
Tutje njoftohet se lidhur me këtë rast nuk është raportuar për të arrestuar.
“DHUNIM – Gllogoc Me datën 25.10.2020 rreth orës 10:40 është gjetur viktima femër kosovare e cila ishte raportuar si e zhdukur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com