Shala: Dokumentet e privatizimit nuk janë të shkatërruara – ruhen në arkivat elektronike

Shala: Dokumentet e privatizimit nuk janë të shkatërruara – ruhen në arkivat elektronike

Ish-zëvendës drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, Ahmet Shala, gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ka thënë se të gjitha proceset e privatizimit janë të kritikuara dhe asnjë nuk arrin objektivat për zhvillimin ekonomik – për hir të mbajtjes rezervë të fondit nga privatizimi, transmeton Insajderi.

Ish ministri Shala gjatë periudhës 2002-2007 sa ka qenë në AKM bëri të ditur të gjitha dokumentet e privatizimit janë të skanuara elektronikisht dhe të ruajtura në arkivat elektronike të Unionit Evropian.

“Sa i përket djegies së dokumenteve të privatizimit nuk bën ndonjë shqetësim, pasi ato janë të ruajtura në arkivat elektronike të Unionit Evropian. Kështu që AKP dhe kush do tjetër që janë të interesuar do duhej të kërkonin të dhënat. Nuk besoj që të dhënat janë shkatërruar”, tha Shala.

Për këtë deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, tha se kjo përbën lajm për të gjithë qytetarët dhe institucionet që nuk janë shkatërruar dokumentet e privatizimit, edhe pse ato janë djegur në vitin 2008. /Insajderi.com