Kryetari i Prishtinës kërkon kujdes pasi COVID-19 shkaktoi brenda ditës 22 vdekje në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Prishtinës kërkon kujdes pasi COVID-19 shkaktoi brenda ditës 22 vdekje në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka alarmuar për shkak se në shtetet fqinje dhe Evropë, janë rritur infeksionet me Coronavirus.

Në Maqedoninë e Veriut të dielen u raportuan 22 vdekje si pasojë e virusit COVID-19.

Për këtë Ahmeti ka kërkuar që Kosova të mos relaksohet, njofton Insajderi.

Ai përmendi lëvizjen e lirë të shteteve fqinje nëpër Evropë si faktor që mund të ketë ndikuar në rritjen e rasteve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Duke marr parasysh rrezikun dhe lidhshmërinë me shtetet fqinje, duhet të anojmë në anën e kujdesit. Posaçërisht pas rritjes së numrave tek ne në mbi 130 në ditë”, tha Ahmeti në Facebook.

Ndër tjerash i pari i Prishtinës theksoi se “Prishtina ka disproporcionalisht më shumë testime prandaj edhe komunat tjera nuk bën të relaksohen sepse si përqindje e testimeve, jemi të gjithë në një nivel”. /Insajderi.com

Postimi i plotë: