Osmani tregon nëse janë brenda afatit ligjor lidhur me Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Osmani tregon nëse janë brenda afatit ligjor lidhur me Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është në shqyrtim dhe se ende janë brenda afatit ligjor, transmeton Insajderi.

Lidhur me këtë projektligj, Osmani thotë që do të procedojnë tutje posa të marrin propozimet nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.

”Sa i përket Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike gjithçka është brenda afatit ligjor sepse iu duhet dy javë deputetëve për t’i propozuar amendamentet dhe sa jam e informuar, deputetët janë duke i propozuar ato”.

”Në premtimet që i marrim nga Komisioni për Buxhet dhe Financa atëherë e procedojmë në Kuvend”, tha Osmani. /Insajderi.com