Selimi bëhet pjesë e mospajtimeve Hoti – Haradinaj për Task Forcën

Selimi bëhet pjesë e mospajtimeve Hoti – Haradinaj për Task Forcën

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, është përfshirë  në përplasjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe shefit të tij në parti Ramush Haradinaj, lidhur me çështjen e shuarjes së Task-Forcës Antikorrupsion, njofton Insajderi.

Selmi në rrjetin e tij në Twiter ka shkruar se “mes çkapjes për kapje dhe çkapjes për sundim të ligjit”, gjithmonë është për të dytën.

I pari i Drejtësisë në Kosovë, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se është deri në pafundësi për këtë të dytën./Insajderi.com