Lamih Balaj nga sindikata e Telekomit, pas bllokimit të xhirollogarive: Greva, nuk përjashtohen as protestat

“Ata janë mësuar ta godasin Telekomin tinëzisht”, ka thënë Balaj, duke iu referuar veprimit të kompanisë Z-Mobile, e cila përmes përmbaruesit përsëri bllokojë paratë e Telekomit.

Lamih Balaj nga sindikata e Telekomit, pas bllokimit të xhirollogarive: Greva, nuk përjashtohen as protestat

Kryetar i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, ka thënë se nga punëtorët e kësaj kompanie priten “greva e nuk përjashtohen as protestat”, pas bllokimit të serishëm të xhirollogarive të Telekomit, për shkak të borxhit ndaj kompanisë Z-Mobile, njofton Insajderi.

“Ata janë mësuar ta godasin Telekomin tinëzisht”, ka thënë Balaj për Kanal 10, duke iu referuar veprimit të kompanisë Z-Mobile, e cila përmes përmbaruesit përsëri bllokojë paratë e Telekomit.

“Njëjtë kanë bërë herën e parë, po ashtu kanë bërë edhe sot, sepse unë e kam marrë vesh se ka pasur të zhvillohet një takim të martën dhe Qeveria ka dashur ta marr borxhin për ta paguar për 24 muaj”.

Balaj ka thënë se krejt qëllimi i Z-Mobile është që të vazhdohet me shërbime përmes Telekomit.

“Z-Mobile po tenton prapë të kthehet me shërbime, pasi për rreth 10 vjet ka zhvatur rreth 200 milionë euro”.

Sipas udhëheqësit të sindikalistëve të Telekomit, ka njerëz brenda kësaj kompanie publike që po e përkrahin kompaninë private, pasi kanë qenë vetë ata që kanë nënshkruar kontratat tash e sa vjet.

“Më nuk do të fokusohemi para qeverisë së Kosovës. Ne na është premtuar zhbllokimi i xhirollogarive dhe në asnjë moment nuk do të lejojmë të bllokohen prapë”./Insajderi.com