Thaçi: S’kam pasur akuza politike, jam i akuzuar vetën për luftën e UÇK-së

Thaçi: S’kam pasur akuza politike, jam i akuzuar vetën për luftën e UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim  Thaçi, ka folur për aktakuzat e Gjykatës Speciale në drejtim të tij edhe ushtarëve të UÇK-së, njofton Insajderi

Ai, në “Real Story” në Neës24,  theksoi se gjenocidi, spastrimi dhe masakra serbe mbi shqiptarët është e dokumentuar dhe fajtor është shteti serb.

Tutje sa i takon marrjes në pyetje në Hagë, Thaçi theksoi se nuk ka asnjë akuzë politike ndaj tij, por gjithçka ka ndodhur për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi më pas ka thënë se si palë, shqiptarët jemi treguar të aftë dukë arritur që t’i dëshmojmë krimet serbe të kryera në Kosovë.

Thaçi gjithashtu ka thënë se edhe ai është intervistuar sikurse të gjithë ushtarët ë tjerë të UCK-së, në cilësinë e të dyshuarit.

Thaçi në fund ka cekur edhe faktin që akuzat ndaj tij kanë të bëjnë vetëm me kohën e angazhimit të tij në luftë, por nuk ka pasur asnjë akuze politike ndaj tij./Insajderi.com