Po vazhdojnë ndëshkimet për qytetarët që nuk respektojnë masat anti-COVID, vetëm në njëzetekatërorët e fundit janë shqiptuar 970 gjoba.
14 gjoba më pak janë shpërndarë për shkelësit e rregullave të trafikut, saktësisht 956 gjobitje.
Ndërsa sa i përket aksidenteve, të hënën ndodhën 21 aksidente trafiku me të lënduar e 37 tjera me dëme materiale.
Po ashtu, Policia arrestoi 15 persona, 10 shkuan në mbajtje e dy filluan vuajtjen e dënimit. /Insajderi.com