Shqipëri, opozita pranon dialogun me qeverinë

Shqipëri, opozita pranon dialogun me qeverinë

Opozita ka pranuar tryezën e dialogut me qeverinë, “me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme”, njofton Top Channel.

Në një njoftim për shtyp,  thuhet se “koalicioni opozitar, duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar, me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike”

Opozita kishte filluar protestat javën e kaluar ndërsa tash e disa ditë protestuesit janë duke qëndruar në shesh.