Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për raportet në koalicionin qeverisës, njofton Insajderi.
Ai në televizionin Kanal 10, ka thënë se vërejtjet e partisë së AAK-së janë publike dhe se LDK duhet të reflektojë.
“Sa i përket qeverisjes nuk kemi ndonjë problem”, thotë Haradinaj.
“Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme në vendimmarrje por natyrisht se përderisa jemi pjesë e koalicionit do të thotë se nuk kemi probleme serioze. Natyrisht i kemi vërejtjet tona, brejtjet tona janë publike por absolut këto nuk duhet me u pa që janë goditje për qeverinë, përkundrazi janë ndoshta edhe mesazh për me reflektuar që vendimet me u marrë me një unitet të përbashkët sepse jemi partnerë bashkëvqeverisës. Në rast se vendimet nuk merren në pratneritat atëherë ti me automatizëm je i larguar”.
“Ne i kemi pasur qëndrimet shumë të qarta dhe kritikat kanë qenë për shuarjen e Task-Forcës. Por për shembull ju e dini qeverinë amerikane që reagoi’, shtoi ai.
Haradinaj thotë se shuarja e Task Forcës kundër korrupsionit nuk duhej të shuhej por të reformohej.
“Kemi pasur vërejtje në Taskë-Forcë por ajo ka mund të reformohet”./Insajderi.com