Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Simon Geisbyhler.
Siç shkruan agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, Petkoviq e njoftoi zyrtarin zviceran për rrjedhën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Petkoviq theksoi se pala serbe do të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, veçanërisht në krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili sipas tij është shtatë vjet e gjysmë me vonesë”, transmeton Insajderi. /Insajderi.com