Nesër takimi i radhës Kosovë-Serbi, Kryeministria tregon se çfarë do të diskutohet

Nesër takimi i radhës Kosovë-Serbi, Kryeministria tregon se çfarë do të diskutohet

Nesër pritet që në Bruksel të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës midis Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Nga Zyra e Kryeministrit, vetëm një ditë para këtij takimi, thonë se në këtë takim merr pjesë delegacioni i Kosovës i prirë nga Koordinatori Shtetëror, Skender Hyseni.

“Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia”, kështu kanë bërë të ditur nga zyra e kryeminsitrit.

Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në takimin e nesërm, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje. /Insajderi.com