Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Qeveria që udhëheq ai – ka prioritet integrimin evropian, njofton Insajderi.
Kështu u shpreh ai derisa janë shpalosur prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA 2), për t’i dhënë shtytje procesit integrues në Bashkimin Evropian.
E për të qenë afër këtij procesi u kërkua qeverisje e mirë dhe zbatim i reformave legjislative.
Këto janë bërë të ditura gjatë takimit të sotëm me organizatat e shoqërisë civile, pjesë e së cilit ishte edhe ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog.
“Integrimi evropian është prioritet i qeverisë dhe gjitha politikat sektoriale të ekzekutivit janë pjesë thelbësore për proceset integruese…Integrimin evropian e kemi zhvendosur në kudër të zyrës së kryeministrit me qëllimin e vetëm që të kemi mundësi të mbikëqyrim të gjitha ministritë tjera në menaxhimin e integrimin evropian. Së fundi e kemi strukturuar mirë dhe funksionalizuar gjitha depratametët që kanë qenë në kuadër të integrimeve”, tha Hoti.
Ndërsa, ambasadori Szunyog tha se prioritet i Era 2 është zbatimi i reformave legjislative dhe qeverisja e mirë.
“Era 2 përfshinë menaxhimin e pandemisë dhe masat për rimëkëmbje ekonomike. Reforma tjera ligjore, zbatimi i Kushtetutës. Theksi kryesor tjetër është në zbatimin e reformave legjislativ”, tha ai. /Insajderi.com