Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi gjatë raportimit të tij në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ka deklaruar se Serbia po e shkel marrëveshjen e CEFTA-së dhe MSA-në në shumë aspekte karshi Kosovës, njofton Insajderi.
Sipas tij rreth 90 për qind e mallrave serbe që po hyjnë në Kosovës kanë shenjën e konformitetit 3A e që ndalohet me marrëveshjen e CEFTA-së. Krasniqi tha se kanë nisur konfiskimi i këtyre mallrave, por që nuk është bërë publik si aksion me qëllim që mos të dëmtohet procesi i dialogut Kosovë-Serbi.
Ai tha se problematike mbetet që të gjitha bizneset që transportojnë mallra drejt Kosovës nëpër Serbi po detyrohen që të largojnë mbishkrimin Republika e Kosovës dhe ta vendosin “Kosovo Metohija”.
Ai tha se ka bërë thirrje që kjo të rregullohet dhe ka marr garancinë nga zyrtarë të CEFTA-së dhe kjo do të përmirësohet shpejt./Insajderi.com