Dy aksidente në autostradën Ibrahim Rugova

Dy aksidente në autostradën Ibrahim Rugova

Brenda një intervali të shkurtër kohor kanë ndodhur dy aksidente në autostradën Ibrahim Rugova, në drejtimin Suharekë – Malishevë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi I Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Në raportin e policisë thuhet se aksidentet kanë ndodhur rreth orës 18:15 ku kanq qenë të përfshira katër automjete.

Si pasojë e kësaj, janë lënduar gjashtë persona të cilët aktualisht po marrin trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.

Aktualisht, njësitet e menaxhimit dhe kontrollit  janë duke I kryer proceduarat e nevojshme./Insajderi.com