Isufi: Largimi i pikës për njohje në Uashington ishte gabimi i delegacionit kosovar

Isufi: Largimi i pikës për njohje në Uashington ishte gabimi i delegacionit kosovar

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se largimi i pikës për njohjen nga Serbia në Marrëveshjen e Uashingtonit ishte gabimi i delegacionit kosovar, njofton Insajderi.

“Kosova është shtet i pavarur, i barabartë dhe absolutisht të mos pranojë tema të cilat i ofron Serbia në tryezë. Gabimi i delegacionit të Kosovës ka qenë se ka pranuar heqjen e njohjes që ka qenë në tekstin e parë nga ana e Serbisë, njohjen e Kosovës.”, ka thënë Isufi, në Interaktiv, duke treguar pakënaqësitë e tij me partnerët e koalicionit.

“Është dashur të ngulin këmbë sepse çështja e Ujmanit është një çështje që ka të bëjë me interesat e drejtpërdrejta të Kosovës, që ne i dimë. Është dashtë që nëse arrihet një marrëveshje e tillë, njohje të jetë patjetër në dokumentin e ofruar dhe të mos hiqet dorë”, ka shtuar më tej Isufi.

Isufi, gjithashtu ka këshilluar delegacionin që të jenë më këmbëngulës dhe mos të lëshojnë pe dhe se njohja reciproke, duket të jetë temë e çdo bisedimi./Insajderi.com.