Ministrja shqiptare infektohet me COVID-19

Ministrja shqiptare infektohet me COVID-19

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë ka njoftuar se ministrja, Belinda Balluku, rezultoi pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit, ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës.

“Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com