Sulmi terrorist në Nice të Francës

“Terroristët kurrë nuk do të fitojnë

“Terroristët kurrë nuk do të fitojnë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin që dyshohet të jetë me motive terroriste ne Nice të Francës.

Të enjten e 29 tetorit në Nice janë vrarë tre persona pas një sulmi me thikë, madje një gruaje 70 vjeçare i hequr koka.

Thaçi shprehi solidarizim me popullin dhe Qeverinë e Francës, duke shtuar se terroristët kurrë nuk do të fitojnë.

“Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Francës në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Terroristët nuk do të fitojnë kurrë”, ka shkruar president në Twitter. /Insajderi.com