Lajçak deklarohet pas takimit të sotëm – Paralajmëron vazhdim të shpejtë të negociatave Kosovë-Serbi

Lajçak deklarohet pas takimit të sotëm – Paralajmëron vazhdim të shpejtë të negociatave Kosovë-Serbi

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se kanë zhvilluar një hap përpara drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse, njofton Insajderi.

Lajçak tha se dy palët sot u pajtuan për të vazhduar edhe raundin e dytë të bisedimeve për financat dhe pronën.

Kështu bëri të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ku tha se kësaj radhe kryenegociator i Serbisë ishte Petar Petkoviq, ndërsa takimi i sotëm ishte i pari për të.

“Sot ne bëmë një hap tjetër drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim duke mbajtur edhe raundin e dytë të bisedimeve mbi pretendimet financiare dhe pronën. Poashtu ishte hera e parë që kryenegociatori i ri serb Petar Petkovic iu bashkua diskutimeve tona. Vazhdon së shpejti”, ka shkruar Lajçak. /Insajderi.com