Osmani: Krimet në Francë kundër vlerave fetare, terrorizmi dështon kur të gjithë jemi të bashkuar kundër tij

Osmani: Krimet në Francë kundër vlerave fetare, terrorizmi dështon kur të gjithë jemi të bashkuar kundër tij

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me sulmet e sotme në ndodhura në Francë, njofton Insajderi.

Osmani ka thënë se krimet e jashtëzakonshme në Francë kanë shkuar kundër vlerave fetare, dhe se ato duhet të dënohen.

Sipas saj, terorrizmi dështon kur të gjithë qëndrojnë të bashkuar kundër tij.

“Liria e shprehjes dhe toleranca fetare janë vlera që ne i çmojmë, kultivojmë dhe duam t’i shohim duke lulëzuar në të gjithë botën. Krimet e jashtëzakonshme në # Francë shkojnë kundër këtyre vlerave të pakompromis & ne të gjithë duhet t’i dënojmë ato. Terrorizmi dështon kur të gjithë qëndrojmë të bashkuar kundër tij”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Twitter.

Gjatë ditës së sotme, në Nice të Francës ka ndodhur një sulm me thikë, ku tre persona janë vrarë ku një 70 vjeçares I është prerë koka. Ky sulm vjen pas sulmit me thikë kur iu pre koka një mësuesi në Francë javën e kaluar. /Insajderi.com