Eksperti gjerman për Ballkanin, Bodo Veber, deklaron se Bashkimi Evropian është fajtor për ngërçin në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë meqë nuk ka zgjidhur këtë çështje më herët, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të veprimeve të njëanshme të ndërmjetësuesit special, Richard Grenell dhe administratës Trump, transmeton Insajderi.
Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, Veber tha se BE mban përgjegjësi për të mos zgjidhur çështjen thelbësore të karakterit të Asociacionit dhe për ta lënë atë të zgjidhet më vonë, gjë që, sipas tij, çoi në konflikt, forcimin e pozicioneve dhe pozicionit të të dy palëve dhe bllokadës.
Kosova dhe Serbia sot kanë mbajtur një takim në nivel ekspertësh në të cilin është diskutuar për pretendimet financiare dhe pronësore midis dy vendeve.
Kosova atje është përfaqësuar nga bashkërenduesi shtetëror për dialogun, Skender Hyseni ndërsa Serbia nga Petar Petkoviq.
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun pas takimit ka thënë se ky ka qenë një hap i suksesshëm drejt marrëveshjes, teksa ka paralajmëruar edhe për një takim tjetër. /Insajderi.com