Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, i ka thënë avokatit Tomë Gashi që ta mbyllë gojën, por në gjuhën serbe, të njëjtës nuk e ka lënë pa iu përgjigjur Gashi, njofton Insajderi.
“Çuti” është fjala e përdorur nga Tërmkolli, pasi sipas saj, kjo është gjuha e vetme që e kupton Gashi dhe kjo ka nxitur reagim të avokatit Gashi, i cili i ka thënë “Zotri Tërmkolli” dhe “Ani ani zotri Tërmkolli” duke bërë që të ndërhyjë edhe moderatori për të ndërruar bisedën.
Tërmkolli dhe Gashi, kanë pasur debate të tilla edhe në të kaluarën, pasi jo shumë kohë më parë, Tërmkolli i kishte thënë Gashit “a po ndalesh, apo duhet me të ndalë”, por Gashi e kishte marrë më me sportivitet këtë, duke thënë se “po, po, po ndalem”./Insajderi.com.