Statistikë: Si është gjendja në Kosovë dhe si në vendet e rajonit me Covid 19

Statistikë: Si është gjendja në Kosovë dhe si në vendet e rajonit me Covid 19

Covid 19, ka goditur pa mëshirë secilin shtet të Ballkanit – varësisht nga masat e marra, gjendja dallon nga shteti në shtet.

Por, si qëndron Kosova në raport me shtetet e tjera fqinje sa i përket situatës me Covid 19?

Serbia, është shteti me situatën më të keqe në Ballkan, pasi që nga koha e shfaqjes së Covid 19, në këtë shtet janë infektuar afër 44 mijë persona.

Pas saj në listë për nga gjendja më e keqe është Maqedonia e Veriut, që ka rreth 30 mijë persona të infektuar.

Shqipëria radhitet e treta për nga numri i infektimeve, pasi në këtë shtet, janë infektuar rreth 20 mijë e 300 persona, prej të cilëve 499 kanë ndërruar jetë.

Kosova vjen e katërta në këtë listë, pasi që nga koha e shfaqjes në muajin mars, në Kosovë janë infektuar afër 19 mijë persona.

Mali i zi, është shteti që ia ka dal më së miri në raport me shtetet e tjera, pasi në këtë shtet janë regjistruar 17 e 800 raste.

Për nga vdekshmëria, Maqedonia e veriut ka numrin më të madh me 977 vdekje, e pasuar nga Serbia me 809 dhe Kosova me 674 – më së paku vdekje ka në Mal të zi, vetëm 280 të tilla./Insajderi.com.