Shqipëri: Tritol në shtëpinë e gazetarit

Shqipëri: Tritol në shtëpinë e gazetarit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për shpërthimin me tritol që u regjistrua pas mesnate në shtëpinë e gazetarit shqiptar Elidon Ndreka, shkruajnë mediat në Shqipëri, njofton Insajderi.

UGSH  e konsideron ngjarjen akt kriminal ndaj gazetarit dhe familjes së tij.

Ndërsa vetë Elidon Ndreka ka thënë se si ai dhe familja e tij nuk kanë konflikte me persona të tjerë dhe dyshon se tritoli në derën e shtëpisë në fshatin Balldre, i është vënë për shkak të punës që bën.

Dënojmë aktin kriminal të vendosjes së eksplozivit ne banesën e reporterit Elidon Ndreka ne Lezhë”, thuhet pos tjerash në reagimin e gazetarëve shqiptarë./Insajderi.com