Rekord i ri: Katër të vdekur dhe 418 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Rekord i ri: Katër të vdekur dhe 418 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një rekord i ri i rasteve pozitive me Coronavirus është shënuar gjatë ditës së sotme në Kosovë, njofton Insajderi.

Me katër të vdekur dhe 418 të infektuar të rinj është mbyllur raporti i sotëm i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në njoftimin e fundit të IKSHPK-së, përveç këtyre rasteve të reja janë regjistruar edhe 67 të shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive ka arritur në tre mijë e 126.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 188 raste, komuna Gjakovë 32 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Podujevë 28 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Deçan 16 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Suharekë 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Graçanicë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Skenderaj dhe Viti”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com