“Mini-Shengeni është nismë e Serbisë, e mbështetur nga Rama”

“Mini-Shengeni është nismë e Serbisë, e mbështetur nga Rama”

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë se “Mini-Shengeni”, është nismë e shtetit të Serbisë, por që kryeministri Edi Rama, e ka mbështetur këtë nismë, njofton Insajderi.

Ai gjithashtu ka thënë se kjo marrëveshje e përfshinë edhe Rusinë, pasi edhe ajo tani i ka portat e hapura për tregti përmes Ballkanit.

“Mini-Shengeni është nismë e Serbisë e mbështetur nga Edi Rama. Serbia ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë. Ky mini-Shengen ia hap portat edhe Rusisë”, tha Lauka në televizionin Klan Kosova./Insajderi.com.